14.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Eliminimi nga Champions League i dhimbshëm por të bën të pasur, Milani përfiton 120 milionë euro

- Advertisement -

Milani po shijon sërish lartësinë e Champions League, me të cilën ishte mësuar për një kohë të gjatë, por nga e cila është larguar për një kohë të gjatë. Qasja në gjysmëfinale është një arritje e madhe sportive, por edhe ekonomike.

Deri më sot, koleksioni për meritat sportive dhe jo vetëm për Milanin në këtë edicion të Champions League shkon në 84 milionë euro: 15.6 për pjesëmarrje, 14.8 për renditjen, 8 nga marketingu, 4.8 për të drejtat televizive, 9.3 për bonus në grupet, 9.6 për kalimin në raundin e 16-të, 10.6 për çerekfinalet, 12.5 për gjysmëfinalet dhe 0.7 për bonusin e shortit.

Kësaj shifre duhet t’i shtohen të gjitha arkëtimet që në “San Siro” nuk janë të pa rëndësishme dhe që e çojnë shifrën deri në 116 milionë euro, të cilave duhet t’i shtohen edhe të ardhurat nga ndeshja gjysmëfinale në shtëpi, një derbi: dhe arrin në 120.

Një rezultat që është në përputhje me projektin e klubit dhe që e ndihmon atë, ndoshta pak më herët se sa pritej, të arrijë një buxhet të balancuar në fund të sezonit, duke e bërë të rikthehet në fitime pas një kohe të gjatë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit