“Sa emocione të bukura kemi përjetuar në këtë Kampionat Evropian”, nis postimi i bukuroshes së famshme.
Zeshkania tutje theksoi: “Faleminderit për gjithmonë Portugali”.
Pas largimit të Portugalisë nga Euro 2024, janë ngritur spekulime për të ardhmen e Ronaldos me kombëtaren.
Megjithatë, Roberto Martinez ka siguruar se 39-vjeçari ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për karrierën e tij ndërkombëtare.
Ronaldo ka të ngjarë të largohet për një pushim pas një sezoni me Al-Nassr dhe Portugali.
Pavarësisht spekulimeve të fundit për të ardhmen e tij në kombëtare, ai kishte shprehur më herët dëshirën për të garuar në Kupën e Botës së ardhshme në 2026, gjë që nënvizon pasionin e tij të qëndrueshëm për lojën.