Elijona ka emocionuar me fjalët dedikuar tashmë të ndjerit Rasim Binakaj, shkruan Insajderi.
“Plumbat e morën jetën tënde, por kurrë nuk do ta vrasin kujtimin dhe forcën që na le pas. Do të më mungosh gjithmonë dhe kujtimet me ty do t’i mbaj përgjithmonë në zemrën time. U prehsh në paqe agji im”, ka shkruar ajo.
Rasim Binakaj dyshohet u vra në lokalin “My Place” në Gjakovë si shkak i një mosmarrëveshjeje që kishte me pronarin e lokalit, Nexhdet Zymberajn.
Në bazë të asaj që ka përshkruar Prokuroria, Binakaj ishte goditur në pjesë të ndryshme të trupit nga arma e zjarrit dhe kishte humbur jetën në vendngjarje.







