Pasi është shfaqur klipi me momentet e afërta, Elijona ka deklaruar se ka simpati ndaj Klodit.
“Kam simpati, s’po e mohoj është djalë i mirë. Të mirat s’muj me ia hup”, tha Elijona.
Ndërkohë, Klodi tha se që nga fillimi i ka qëndruar Elijonës afër.
“Është vajzë e mirë. Imazhet kanë ndodh sepse ishte duke e ndje vetën keq, dhe unë i kam nejtë afër”, tha Klodi.
Klodi pranoi se ka një situatë të hapur jashtë, dhe brenda BBVK nuk është për lidhje.






