Elgit Doda ishte një nga personazhet më të komentuar jashtë Big Brother Vip gjatë kohës së spektaklit, kjo prej mbështetjes së herëpashershme që ai i jepte një prej konkurrentëve dhe mikut të tij më të ngushtë, Donaldit
Në bashkëpunim me të Elgiti publikoi një triologji këngës duke nisur nga TL (Toxic Love), Ku je dhe FL (Fatal Love). Të treja këngët patën shumë sukses. Në bashkëpunim me Romeon, binjakun e Donaldit, Elgiti realizoi dhe një këngë për Monikën të titulluar “Piloti i zemrës”.
Gjithë vëmendjen që ka marrë Elgiti gjatë sezonit të Big Brother Vip një ndjekës i Klea Hutës, partneres së Elgitit, ja atribuoi spektaklit
Klea zgjodhi ti përgjigjej një komenti në Instagram-in e saj që thoshte “A mendon dhe ti se Elgiti u bë i famshëm nga BBV”, shoqëruar me disa emoji të qeshur.
Ajo doli krah partnerit të saj duke iu kthyer ashpër komentit. Sipas saj këto paragjykime vijnë nga njerëz që kanë fuqi të ulen para celularit dhe të komentojnë, ndërsa Elgiti ka punuar për gjithë suksesin e tij dhe e ka mëse të merituar.
“Ky artist edhe po mos të ishte partneri im është artist me A të madhe, për krijimtarinë, përkushtimin, seriozitetin dhe ndjeshmërinë e artistit që ka,” shkroi Klea.about:blank
Sipas saj, askush nuk është rastësisht aty ku është.