Producenti i njohur Elgit Doda, i ftuar në “Cherry on Top”, me Bora Zemanin ka zbuluar se në disa prej krijimeve të tij më të suksesshme kanë ndikuar edhe historitë e tij personale.
Ai tha se kënga “Ku je”, është një projekt dedikuar partneres së tij, pasi në atë kohë kanë kaluar një periudhë krize në marrëdhënien e tyre.
Elgiti: Shiko nuk është se unë edhe Klea e kemi patur jetën fushë me lule në gjithë këto vite lidhje. Kështu që në disa këngë ka ndikuar Klea.
Bora: Na zbulo një këngë që ka të bëjë me historinë tënde dhe të Kleas.
Elgiti: “Ku je” është një këngë që i dedikohet një fragmenti të jetës sime me Klean.
Bora: Domethënë ka qenë një moment i vështirë në jetën tuaj.
Elgiti: Sigurisht, nuk ka qenë fushë më lule, si çdo çift.