9.2 C
New York
Wednesday, January 7, 2026

Buy now

Elezi: Sonte përfundon numërimi i votave me kusht dhe e personave me nevoja të veçanta

- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura, më 28 dhjetor 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar se procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi me kusht, si edhe i fletëvotimeve të personave me nevoja të veçanta, pritet të përmbyllet gjatë ditës së sotme.

Sipas tij, deri tani, të martën më 6 janar 2026, në ora 16:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar 49 nga 57 vendvotimet ku ishte mundësuar votimi me kusht.

Elezi ka bërë të ditur se nga gjithsej 57 vendvotime me kusht në 38 komuna të vendit, në sistem janë evidentuar mbi 9,900 votues të regjistruar për votim me kusht. Ndërkaq, numri i votuesve të regjistruar në programin e votimit për persona me nevoja të veçanta ka qenë 2,860.

Ndërkohë, në platformën e KQZ-së për publikimin e rezultateve kanë filluar të shfaqen edhe mandatet e fituara nga subjektet politike, në përputhje me dinamikën e numërimit të fletëvotimeve.

Të ngjashme

Të fundit