-0.6 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Elezi i KQZ-së sqaron situatën me mospërputhjen e votave dhe pjesëmarrësve në zgjedhje

- Advertisement -

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, e ka sqaruar situatën në lidhje me mospërputhjen e numrit të pjesëmarrësve në zgjedhje dhe numrit të votave të fituara nga subjektet politike.

Elezi tha se në uebfaqen e KQZ-së, në platformën e rezultateve preliminare, numri i pjesëmarrjes është i ngarkuar për rreth 800 mijë votues, kurse sipas tij, tek rezultatet preliminare të subjekteve politike, nëse mblidhet rezultati i të gjitha subjekteve politike, del që numri i votave është rreth 831 mijë.

“Arsyeja pse ndodhë kjo është sepse tek rezultatet preliminare të pjesëmarrjes së qytetarëve në votime, janë ngarkuar më pak të dhëna nga vendvotimet, ndërkaq tek rezultatet preliminare për subjekte politike  janë ngarkuar më shumë se 99% e tyre, ndërkaq tek rezultatet për pjesëmarrje në vendvotime, të dhënat janë ngarkuar nga 92% e vendvotimeve”, tha Elezi.

Gjatë ditës është paraparë që të niste numërimi i votave për kandidatët për deputetë, por që ky proces është përcjellur me telashe të shumta, ku përveç atyre teknike, komisionerët e VV-së dhe LDK-së gati u përleshën fizikisht.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit