13.7 C
New York
Monday, October 13, 2025

Buy now

Elezi: Do bëjmë përpjekje maksimale për të numëruar 33,258 mijë zarfet nga diaspora

- Advertisement -

Në konferencën që mbajti për media, Valmir Elezi nga KQZ-ja bëri të ditur se do të bëjnë përpjekjet maksimale që të fillojë sa më parë numërimi i votave të diasporës.

Elezi tha se lidhur me votat me kusht dhe ato nga diaspora, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se do të këtë raport të veçantë.

Nga votat me kusht pritet të numërohen 2,119 zarfe, derisa nga diaspora, numri i zarfeve të supozuara me fletëvotime është 33,258, transmeton Klankosova.tv

“Sipas të dhënave preliminare të deritashme, në 54 vendvotime me kusht, në 38 komuna të vendit, në përgjithësi, kemi 2,119 zarfe me fletëvotime”.

“Nga votimi jashtë Kosovës, nga tërheqja e dërgesave postare që është bërë nga 22 kuti postare, nga gjithsej 23, numri i zarfeve të supozuara me fletëvotime është 33,258”.

“Së shpejti do të kemi edhe të dhënat nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i cili është realizuar jashtë vendvotimeve. Numri i votuesve të regjistruar në këtë program votimi ka qenë 3,467”, tha Elezi, transmeton Klankosova.tv

Pas katër javësh mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve në komunat ku ka balotazh.

Të ngjashme

Të fundit