9.7 C
New York
Saturday, October 18, 2025

Buy now

Elezi: 34 komuna përfundojnë aktivitetet, Prishtina vazhdon numërimin – rezultatet e diasporës dalin gjatë ditës

- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN), të cilat filluan një ditë pas ditës së zgjedhjeve lokale, janë afër përfundimit, ndërkaq në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vijuar dita e dytë e numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës.

Sipas këtij institucioni, deri në orën 10:00 të ditës së shtunë (18 tetor) aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit janë përmbyllur në 34 komuna, si: Hani i Elezit (e hënë), Junik, Mamushë, Zveçan, Ranillug, Partesh (e martë), Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog, Skenderaj (e mërkurë), Viti, Rahovec, Suharekë, Dragash, Kaçanik, Lipjan, Fushë Kosovë, Ferizaj, Kamenicë, Drenas, Vushtrri (e enjte), Gjakovë, Graçanicë dhe Mitrovicë e Jugut, Podujevë, Pejë, Kllokot dhe Leposaviq (e premte).

Prishtina, Prizreni, Gjilani dhe Malisheva mbeten komunat që ende nuk kanë përmbyllur verifikimin e rezultateve nga zgjedhet për Kryetarë të Komunave dhe verifikimin e rezultateve të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale, si dhe numërimin e votave të kandidatëve për Kuvende Komunale.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për EkonomiaOnline se “sipas informacioneve nga Qendrat Komunale të Numërimit, deri në orën 10:00 të ditës së sotme, e shtunë, janë verifikuar rezultatet për 2,463 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet për subjetet politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale nga 2,446 vendvotime. Nga po kaq vendvotime, 2,446, janë numëruar votat e kanidatëve nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale. Pra, deri më tani, nga 5,142 kuti votimi që i takojnë dy llojeve të zgjedhjeve, janë procesuar 4,909”.

Ndërkaq, ai ka thënë se është duke vazhduar procesi i numërimit të votave që i takojnë votimit jashtë Kosovës, i realizuar përmes postës nga 17 shtatori deri më 11 tetor 2025.

Sipas tij, gjatë ditës së parë janë janë numëruar 14 kuti në të cilat janë të vendosura pakot me fletëvotime të supozuara nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe 9 kuti të tjera nga zgjedhjet për Kuvende Komunale.

Elezi ka thënë se gjatë ditës KQZ do t’i publikojë edhe rezultatet nga ky numërim, i cili pritet të zgjasë deri ditën e hënë.

Të ngjashme

Të fundit