“Elektrosever-it” serb i është dhënë licensa për operim në veri.
Vendimi është marrë sot në mbledhjen e bordit të ZRRE-së.
ZRRE tha me këtë rast se operimi i kësaj kompanie vlen për Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zveçanin dhe Zubin Potokun.
Licensa është dhënë për një periudhë 5-vjeçare.
“Këto katër komuna do të furnizohen me atë që ofron ky furnizues. Tarifat e rrjetit të transmisionit, tarifat e furnizuesit me shërbim universal, etj, do të jenë obligative dhe do të implementohen në gjithë territorin e Kosovës. Këto komuna kanë të drejtë të furnizohen me çmime të parregulluara nga furnizuesi Elektrosever”, ka thënë Ymer Fejzullahu, kryesues i bordit.
Ky lincensim vjen pas marrëveshjes për Energji të arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.