Në javën kur qytetarët në veri morën faturat e para fikse për energjinë elektrike nga Elektrosever, kjo kompani sot përmes fletëpalosjeve të shpërndara nëpër objekte banimi bëri thirrje për lidhjen e kontratës me ta. Po ashtu, qytetarëve iu dhanë udhëzime të detajuara për kursimin e energjisë elektrike në amvisëri, raporton Kossev.
Këtë muaj qytetarët në veri u faturuan. Fjala është për faturat tashmë të shpallura – fikse në vlerë prej 21.60 euro.
Faturat liheshin më së shumti në kuti postare në pallate, por edhe në dyert e apartamenteve.
Bashkë me faturën, qytetarëve iu pajis edhe një kontratë për shitjen e energjisë elektrike me furnizim të plotë, e cila në 17 nene sqaron detyrimet dhe të drejtat si të përdoruesit, ashtu edhe të furnizuesit, në këtë rast “Elektrosever”.