Shkruan: Bleron Baraliu
Një Kuvend i guximshëm dhe i vlerave sublime, sot do të fillonte seancën me një minutë heshtje për patriotin e madh të kombit, Ilmi Ramadani. Një shtet vlerash e motivimi për ata që sakrifikojnë aq shumë për komb, sot do të shpallte ditë zie në Kosovë.
Biografia dhe përkushtimi i bacit Ilmi ka filluar qysh në vitet e hershme të rezistencës, me shokun e tij të ngushtë Rexhep Mala, ka vazhduar me sakrifica konsistente gjatë viteve 70 deri 90, e ka kulmuar në UÇK. Më pas, pavarësisht rolin e tij kyç dhe me lev në zhvillimin e politikave shtetformuese, nuk mund të gjejmë një aktivist më modest e më pakompromis në mbrojtje të vlerave të kombit dhe njeriut të përsosur se baci Ilmi.
Ai radhitet afër Bacit Adem dhe gjithë pishtarëve më të ndritshëm të luftës së shqiptarëve për çlirimin e Kosovës. Sot vendi duhet të na mësojë se shoqëria çmon dhe nderon deri në kulm gjithë ata që e nderojnë dhe çmojnë kombin me përkushtim maksimal që një njeri mund t’i dhurojë shoqërisë e kombit!
Lavdi Ilmi Ramadani — je i madh sa malet tona!
@Dimal Basha, Albin Kurti, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj, Vjosa Osmani