14.5 C
New York
Wednesday, November 26, 2025

Buy now

Eleganca nuk njeh kufij! Mbretëresha e Spanjës guxon me veshjen, shfaqet me… (Foto)

- Advertisement -

bretëresha e Spanjës, Letizia, është komentuar shpeshherë për stilin e saj të veshjes. E mesa duket as ajo nuk i ka shpëtuar trendit më të fundit të modës—“naked dressing”—stil që luan me transparencën, prerjet delikate dhe nuancat nude për të krijuar iluzionin e një pamjeje të zhveshur, por gjithnjë të rafinuar.

Prej kohësh, ajo është konsideruar si një nga ikonat më të hijshme të Europës, e së fundmi u shfaq me një veshje që dëshmon se eleganca nuk njeh kufij, madje as për familjet mbretërore.

Letizia e kombinoi bluzën me një fund të zi prej lëkure, me gjatësi mesatare, që i jepte gjithë pamjes një linjë të pastër e bashkëkohore. Aksesorët ishin të zgjedhur me kujdes: këpucë Tod’s Barretta, çantë Carolina Herrera Victoria Insignia dhe vëthë rrethorë prej ari.

Flokët i mbante të lëshuara natyral, dhe kur u freskua, hodhi thjesht një pallto të zezë mbi supe—një gjest i vogël që e shndërroi look-un në akoma më shumë “super chic”.

Të ngjashme

Të fundit