22.5 C
New York
Saturday, June 7, 2025

Buy now

Elche siguron rikthimin në La Liga, Elbasan Rashani pjesë e suksesit

- Advertisement -

Elche me të cilin luan Elbasan Rashani, ka kurorëzuar sezonin e saj të shkëlqyer duke siguruar rikthimin direkt në elitën e futbollit spanjoll, La Liga.

Elche triumfoi bindshëm me rezultatin 4-0 ndaj Deportivo La Corunas, duke e mbyllur sezonin e La Liga 2 në vendin e dytë me 77 pikë. Vendin e parë e mori Levante, që grumbulloi 79 pikë.

Në këtë ndeshje vendimtare, 32-vjeçari Rashani ishte në bankën e rezervistëve dhe nuk luajti fare.

Megjithatë, ai ka kontribuar gjatë sezonit me 11 paraqitje në kampionat, duke realizuar tre gola me fanellën e Elches.

Rashani iu bashkua skuadrës spanjolle në gusht të vitit 2024, pasi u transferua nga Clermonti francez, ndërsa kontrata e tij me Elchen përfundon në fund të këtij muaji, dhe e ardhmja e tij pritet të sqarohet së shpejti.

Të ngjashme

Të fundit