Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar pasi Bashkimi Evropian deklaroi se nuk dëshiron të komentojë paralajmërimet e Serbisë se do të punojë për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Përmes një postimi në rrjetin social, X, Krasniqi reagoi duke thënë se kur bëhet fjalë për Serbinë, BE-ja preferon të mos hyjë në detaje.
Duke shtuar se BE-ja e bën të kundërtën kur bëhet fjalë për Kosovën.
“Kur Serbia shkel marrëveshjet në mënyrë të përsëritur, BE-ja preferon të mos hyjë në detaje dhe të përmbahet nga çdo koment i mëtejshëm. Por, kur bëhet fjalë për Kosovën, hyjnë në detaje aq specifike sa komentohet edhe vendimi i qeverisë për shpronësimin e tokës, duke na drejtuar gishtin. Pse?”