7.6 C
New York
Thursday, February 13, 2025

Buy now

EL: Sfidë e zjarrtë në Dragao, Porto e Roma përballen në kryendeshjen e mbrëmjes

- Advertisement -

Kush kalon nga kjo sfidë e 1/8-ës së finales në UEFA Europa League, llogaritet të jetë një nga pretendentët që ta fitojnë trofeun.

“Estádio do Dragão” është nikoqiri i super përballjes ndërmjet Portos dhe Romës, ndeshje kjo e cila fillon nga ora 21:00.

Pesë herë janë takuar mes vete deri më sot këto dy skuadra, prej të cilave katër ballafaqime ishin të vlefshme për Ligën e Kampionëve dhe një miqësore e cila u mbyll 1-1.

Me rezultat të njejtë ka përfunduar edhe njëri nga takimet mes tyre, i zhvilluar në vitin 2016, kurse italianët numërojnë një fitore, karshi dy sosh të portugezëve.

Pos futbollit, duelet mes Romës dhe Portos kanë prodhuar edhe tension, madje edhe në miqësore, siç ishte ajo e vitit 2021.

Porto 1-1 Roma, 28.07.2021

Porto e ka fituar dy herë në histori këtë trofe, në vitin 2013 kur i mundi 3-2 skocezët e Celtic, si dhe në vitin 2019 triumfoi ndaj Bragës 1-0.

Ndërkaq skuadra nga kryeqyteti italian nuk ka arritur të triumfojë ndonjëherë në këtë kompeticion, ku preku finalen në dy raste. Në edicionin 1990/91 u mposht nga Interi, kurse 32 vjetë më vonë, ishte Sevilla ajo që i privoi nga të qenurit kampionë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit