4.2 C
New York
Monday, December 29, 2025

Buy now

“El Matador” njofton pensionimin

- Advertisement -

Edinson Cavani ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen nga futbolli profesionist në moshën 38-vjeçare. Sulmuesi uruguaian i ka dhënë fund një karriere të jashtëzakonshme, të mbushur me gola, trofe dhe momente të paharrueshme në klubet dhe kombëtaren që përfaqësoi.

Në një postim emocional në Instagram, Cavani falënderoi futbollin për gjithçka që i dha gjatë viteve: për sfidat, mësimet dhe mundësinë për të realizuar ëndrra që dikur i dukeshin të pamundura. Ai theksoi rëndësinë e familjes, miqve, shokëve të skuadrës, trajnerëve dhe mbi të gjitha tifozëve, dashurinë e të cilëve tha se do ta mbajë me vete përgjithmonë.

Cavani u shpreh se largohet i qetë, me bindjen se ka dhënë maksimumin në çdo stërvitje dhe në çdo ndeshje, pavarësisht gabimeve apo sukseseve, gjithmonë me respekt për profesionin që i dha kaq shumë.

Edinson Cavani do të mbahet mend si një nga sulmuesit më luftarakë dhe më të përkushtuar të brezit të tij. Edhe pse shumë tifozë do të kishin dashur ta shihnin më herët në disa kampionate apo klube, ai lë pas një trashëgimi të pasur me gola, djersë dhe emocione. Tani, “El Matador” nis një kapitull të ri të jetës, larg fushave të blerta, me respektin dhe mirënjohjen e botës së futbollit.

Të ngjashme

Të fundit