Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal është i vendosur të rikuperohet në kohë për “El Clasico”-n kundër Barcelonës, që do të zhvillohet më 26 tetor.
Tek “Los Blancos” ka gjithashtu optimizëm se spanjolli do të jetë i gatshëm për ndeshjen më të madhe të sezonit.
Carvajal aktualisht po rikuperohet nga një dëmtim në muskujt, të pësuar javën e kaluar gjatë derbit të humbur ndaj Atletico Madridit.
Në të njëjtën kohë, edhe Trent Alexander-Arnold është jashtë fushës për shkak të një dëmtimi në kofshë, por pritet të rikthehet pas pushimit të kombëtareve. Kjo do të ishte një përforcim i madh për Realin, që për herë të parë këtë sezon do të kishte në dispozicion dy mbrojtësit e saj kryesorë të krahut të djathtë.
Dani Carvajal
Deri në rikthimin e tyre, Xabi Alonso do të vazhdojë të mbështetet te Raul Asencio për ta mbuluar këtë pozicion. Carvajal përndryshe do t’i humbasë edhe ndeshjet ndaj Villarreal, Getafe dhe Juventusit gjatë kësaj periudhe.
Real Madridi përndryshe u këndell menjëherë nga humbja e thellë e Atleticos, për ta demoluar Kairat me rezultat 0-5.