8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

“El Clasico” i takon Real Madridit, Bellingham e bën sërish heroin

- Advertisement -

Real Madrid e ka mposhtur sërish Barcelonën, duke e blinduar kreun e La Liga-s.

Skuadra madrilene triumfoi me rezultat të ngushtë 3:2, me anglezin që e shënoi golin e fitores në kohën shtesë.

Barcelona e nisi shumë më mirë duke kaluar në epërsi pas vetëm gjashtë minutave lojë përmes Andreas Christensen, që realizoi me kokë pas harkimit të Raphinhas.

Megjithatë, Reali barazoi shpejtë rezultatin pasi Lucas Vazquez u faullua brenda zonës, me arbitrin që akordoi penallti – të cilën e konkretizoi Vinicius (18’).

Barcelona kishte një rast të mirë, me Lamine Yamal, por që VAR-i konfirmoi se topi nuk e kaloi vijën andaj goli s’u pranua.

Mysafirët ishin prapë më të mirë në fillim, ku kësaj here Fermine Lopez gjeti rrugën drejtë rrjetës pas një topi të kthyer nga goditja e Yamal (69’).

Sërish, gëzimi i Barcelonës zgjati katër minuta – me Lucas Vazquez që bëri prapë dallimin me një gol nga afërsia pas një asistimi maestral të Viniciusit (73’).

Kur Barcelona po sulmonte, Reali krijoi një kundërzbritje fantastike me Vazquez që e gjeti për mrekulli Jude Bellingham që e vulosi fitoren e madrilenëve (90+1’).

Tani gara për titull në La Liga mund të thuhet se ka përfunduar, me Realin që ka 81 pikë në krye plot 11 para Barcelonës që renditet e dyta.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit