Barcelona dhe Real Madrid ka përfunduar me rezultatin 1-2 për “Los Blancos”.
Barcelona shënoi që në minutën e gjashtë me anë të Gundogan, pas një gabimi të lojtarëve të “Los Blancos”. Megjithatë, Barcelona dominoi totalisht pjesën e parë, por nuk arriti të gjente më shumë se një gol.
Pjesa e dytë nisi me një ritëm tjetër, me Real Madrid që po tentonte të gjente golin e barazimit. Këtë gjë, madrilenët e gjetën në minutën e 68’ falë një supergoli nga distanca me Jude Bellingham.
Dukej sikur gjithçka do të përfundonte në barazim, por Bellingham i jep fitoren Real Madrid duke shënuar përsëri dhe duke përmbysur shifrat në minutën e 92’ të sfidës.
Me tre pikët e fituara, Reali ngjitet në krye të tabelës me pikë të barabarte me Girona, ndërsa Barcelona ndodhet në vendin e tretë me 24 pikë.