Ministri e Financave, Hekuran Murati, ka bërë me dije se sot janë ekzekutuar shtesat njëhershme për pensionistët.
Në profilin e tij në “Facebook”, Murati ka shkruar se kush pre pensionistëve ka përfituar nga ky vendim i qeverisë.
Sipas tij, nga vendimi i Qeverisë do të përfitojnë mbi 280 mijë pensionistë.
“Pas të gjitha përgatitjeve teknike nga stafi i MFPT, sot kemi arritur të ekzekutojmë shtesat e njëhershme për të gjithë pensionmarrësit si në vijim: Pensionistët e moshës; Kategoritë e luftës; Pensionet për aftësi të kufizuara; Pensionet familjare dhe të invaliditetit në punë, dhe Pensionet e parakohshme, për ata që marrin më pak se 500 euro”, ka shkruar Murati.