Tashmë janë ekzekutuar shtesat për mbi 400 mijë fëmijë.
Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Ai ka bërë të ditur se të hollat do të jenë sot gjatë ditës në xhirllogaritë e përfitusëve.
Postimi i plotë:
Shtesat për mbi 400 mijë fëmijë tashmë janë ekzekutuar me rritjen prej 50%, dhe sot gjatë ditës të gjitha familjet përfituese do t’i kenë në llogari.
Vazhdojmë me punë të mira.
Qeveria për Familjen!






