25.1 C
New York
Monday, July 14, 2025

Buy now

Ekzekutohen edhe shtesat prej 100 euro për afër 400 mijë fëmijë

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës i ka ekzekutuar shtesat prej 100 eurove për 388 mijë fëmijë deri në moshën 16 vjeçare.

Lajmin e bëri të ditur vet ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook.

Sipas tij, mjetet janë transferuar bashkë me shtesën e zakonshme mujore. Murati po ashtu ka njoftuar se varësisht prej bankës, mund të marrë pak kohë deri në transferimin në llogari individuale.

“Ekzekutohet edhe shtesa e njëhershme për të gjithë fëmijët që janë në sistem të shtesave për fëmijë 👶. Mjetet janë transferuar bashkë me shtesën e zakonshme mujore, në llogarinë e njëjtë.
Varësisht nga banka, mund të marrë pak kohë derisa mjetet të reflektohen në llogarinë bankare”, ka shkruar Murati.

Të ngjashme

Të fundit