Katër anëtarë vullnetarë të ekuipazhit kanë nisur një udhëtim të simuluar në Mars brenda një habitati tokësor në NASA për të studiuar izolimin dhe kufizimin e misioneve eksploruese. Udhëtimi i simuluar drejt hënës së Marsit Phobos filloi të premten në Qendrën Hapësinore Johnson të NASA-s në Hjuston dhe do të zgjasë për 45 ditë.
Ekuipazhi vullnetar, i cili përfshin Jared Broddrick, Pietro Di Tillio, Dragos Michael Popescu dhe Patrick Ridgley, hyri në një strukturë të quajtur Human Exploration Research Analog ose HERA, e cila është “projektuar për të shërbyer si një analog për ashpërsinë e misioneve reale të eksplorimit të hapësirës“, tha NASA në një deklaratë. Në një video të postuar në llogarinë në Twitter të Qendrës Hapësinore Johnson të NASA-s , katër burrat u panë duke hyrë në strukturën HERA përpara se kapanxha të mbyllej zyrtarisht dhe nuk do të hapet deri më 14 mars raporton gazetarja Emma Tucker e “CNN”.
Ndërsa brenda strukturës HERA, burrat do të përjetojnë deri në pesë minuta komunikim të vonuar me pjesën tjetër të botës, tha agjencia. Qëllimi sipas NASA-s është të ndihmojë në trajnimin e ekuipazhit dhe koordinatorëve të NASA-s për të praktikuar komunikimin në këto rrethana, duke siguruar një funksionim të qetë. Ky është misoni i dytë nga katër misionet “Campaign 6” të kryera nga HERA për të lehtësuar kërkimin mbi “performancën e sjelljes dhe ekipit të misioneve me kohëzgjatje më të gjatë”, thuhet në faqen e internetit të NASA-s.
Misioni përfundimtar si pjesë e fushatës është planifikuar për datën 12 shtator 2022.