18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Ekuador, gjenden të vrarë me armë zjarri brenda një makine kryebashkiakja dhe këshilltari i saj

- Advertisement -

Kryebashkiakja më e re e Ekuadorit, Brigitte Garcia, dhe një punonjës i saj, u gjetën të vrarë me armë zjarri në një makinë herët të dielën, tha policia në shtetin e Amerikës së Jugut. Trupi i pajetë i kryebashkiakes 27 vjeçare të San Vicentes dhe Jairo Loor, këshilltarit të saj, u gjetën në provincën e Manabi.

Më vonë të dielën, policia tha se të shtënat kishin ardhur nga brenda makinës, e cila ishte marrë me qira dhe ata po gjurmonin sistemin GPS të automjetit. Garcia i përkiste partisë Lëvizja e Revolucionit Qytetar të ish-presidentit Rafael Correa.

Correa dhe Luisa Gonzalez, kandidatja presidenciale e partisë në zgjedhjet e fundit, e quajtën vrasjen e Garcias një atentat.

“Sapo mora vesh se ata kishin vrarë kryebashkiakun tonë të San Vicente Brigitte Garcia. Nuk kam fjalë, tronditje, askush nuk është i sigurt në Ekuador, askush.””, tha Gonzalez në një postim në platformën e mediave sociale X

Ekuadori është përfshirë nga një valë dhune, për të cilën autoritetet fajësojnë trafikun e drogës.

Garcia është figura e fundit politike në vend që u vra pas vrasjes së kandidatit presidencial Fernando Villavicencio gushtin e kaluar. Villavicencio, një kritik i zëshëm i korrupsionit dhe krimit të organizuar, u vra ndërsa po largohej nga një aktivitet fushate dy javë para zgjedhjeve.

Presidenti Daniel Noboa shpalli gjendjen e emergjencës në janar, mes një rritjeje të dhunës që pa burra të armatosur të pushtonin një stacion televiziv gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë. Noboa përcaktoi gjithashtu 22 grupe kriminale si organizata terroriste.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit