Ekstradohet nga Italia 49-vjeçari i akuzuar për organizimin e vrasjes së tre shqiptarëve

- Advertisement -

Një 49-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes autoriteteve shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Sipas autoriteteve, 49-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2023 i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, të kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Shtetasi A. N. alias A. D., akuzohet se pasi ka siguruar informacion mbi vendndodhjen e tre shtetasve shqiptarë, ka organizuar dhe ka koordinuar bashkëpunëtorët e tij, duke organizuar prita, me qëllim vrasjen e tyre.

Policia e Shtetit bën të ditur më 09.04.2026, se në koordinim me homologët italianë dhe përmes strukturave të Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u finalizua procedura për ekstradimin e shtetasit A. N., alias A. D.

Të ngjashme

Të fundit