-1.2 C
New York
Saturday, December 20, 2025

Buy now

Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë, i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

- Advertisement -

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datë 19.12.2025 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar B.A., viti i lindjes 1994, nga Gjermania për në Kosovë.

I dyshuarit ishte arrestuar nga autoritete Gjermane pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe se i njëjti u ishte shmangur organeve të drejtësisë.

I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë në Mitrovicë për vazhdim të procedurave tjera ligjore

Të ngjashme

Të fundit