Një person i kërkuar për vjedhje të rëndë është ekstraduar nga Austria në Kosovë dhe është dërguar për vuajtje të dënimit prej 1 vit e gjashtë muajsh.
Policia e Kosovës ka njoftuar se i njëjti është pranuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës nga Njësiti për Menaxhimin e Urdhëresave të stacionit të Podujevës.
“Sot, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Njësiti për Menaxhimin e Urdhëresave të stacionit të Podujevës, ka realizuar pranimin e një personi të kërkuar me dy urdhëresa aktive të gjykatës, për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’. I kërkuari është ekstraduar në Kosovë, sot rreth orës 01:00, në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe ato vendore”, thuhet në njoftimin e Policisë.