-7 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Ekstradohen në Spanjë dy shqiptarë të kërkuar për trafik droge

- Advertisement -

Interpol Tirana ka ekstraduar drejt shtetit spanjoll dy persona të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Me urdhër-arrest ndërkombëtar është ekstraduar shtetasi A. Xh. (38 vjeç) banues në fshatin Bishan të Vlorës për veprat penale “Trafiku i narkotikëve” dhe “Organizata kriminale”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendimin e datës 15.01.2021, kishin lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj tij për dy vepra penale.

38-vjeçari u vu në pranga më 07.05.2022 në kuadër të operacionit policor të koduar “Lugo” zhvilluar nga Policia e Vlorës, shkruan Euronews.al.

Gjatë ditës së djeshme u ekstradua gjithashtu drejt Spanjës shtetasi R. T. në kërkim për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik dhe i vënë në pranga nga Policia e Fierit, më 06.05.2022, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vilanova”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit