Ambasada Amerikane në Kosovë ka njoftuar për ekstradimin në SHBA të Ardit Kutleshi dhe Jetmir Kutleshi, të cilët ishin arrestuar vitin e kaluar për përfshirje në krime kibernetike dhe mashtrim.
Në njoftim bëhet e ditur se të dyshuarit do të përballen me drejtësinë në SHBA.
“Ne e vlerësojmë shumë bashkëpunimin e vazhdueshëm të autoriteteve kosovare për të ndihmuar qeverinë e SHBA-së në këtë rast, gjë që forcon përpjekjet tona të përbashkëta për të mbajtur të sigurt Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftim..