23.9 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

Ekstradimi i Naim Murselit, fati i fëmijëve – juristi që jeton në Suedi u jep përgjigje dilemave

- Advertisement -

Vrasja e Liridona Ademajt, në të cilën dyshohet se ka gisht burri i saj, i ka lënë disa dilema të pazgjidhura. Kjo pasi që Naim Murseli por dhe Liridona Ademaj, së bashku me fëmijët kanë nënshtetësi suedeze.

Duke folur për fëmijët, juristi kosovar që jeton atje thotë se medoemos ata duhet të dërgohen në Suedi, transmeton lajmi.net.

“Shteti suedez është i obliguar që të interesohet për qytetarët e vet. Unë sa di, ata thmi të dytë kanë vetëm nënshtetësi suedeze. Për këtë arsye Suedia interesohet dhe unë sa kam informacione është në kontakt. Suedia së pari duhet ta bëjë një investigim të çështjes, edhe më pas vendos dhe ata medoemos i sjell në Suedi, është obligim ligjor”, ka thënë ai në një intervistë për lajmi.net.

Tutje ai thotë se ekziston edhe mundësia e ekstradimit të Murselit në Suedi, nëse vërtetohet se ai ka pasur gisht në krimin e vrasjes së Liridonës.

“Kjo mundësi ekziston. Pasi që vendimi të bëhet i plotfuqishëm, i dënuari sipas dispozitave ligjore të Kosovës dhe Suedisë, ka të drejtë ta mbajë dënimin ku dëshiron vet. Suedia duhet ta pranojë dhe Kosova të pajtohet me atë që ai ta mbajë dënimin këtu në Suedi, sepse ai është shtetas suedez”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit