Home Lajme “Ekstazia, Martini, Sekiraqa, Radojçiqi…”, Mehmetaj: Skandalet, shkaku i pjesëmarrjes së ulët në tubimin e VV-së në Prishtinë

“Ekstazia, Martini, Sekiraqa, Radojçiqi…”, Mehmetaj: Skandalet, shkaku i pjesëmarrjes së ulët në tubimin e VV-së në Prishtinë

0
“Ekstazia, Martini, Sekiraqa, Radojçiqi…”, Mehmetaj: Skandalet, shkaku i pjesëmarrjes së ulët në tubimin e VV-së në Prishtinë

Gazetari Lirim Mehmetaj ka thënë se shkaku kryesor për numrin e ulët të të pranishmëve në tubimin e Vetëvendosjes në Prishtinë janë skandalet që kanë përfshirë disa figura të larta të kësaj partie.

Mehmetaj ka renditur një seri skandalesh që, sipas tij, kanë ndikuar në humbjen e besimit të qytetarëve dhe kanë kontribuar në mospjesëmarrjen në këtë tubim përmbyllës – që u trumbetua nga VV-ja si më i madhi ndonjëherë.

“Pse nuk kanë dalë njerëzit në tubim. Këqyri arsyet; Skandali i Rozeta Hajdarit me rezervat shtetërore, skandali i Liburn Aliut me ambalazhuesit e ujit, skandali i Donika Gërvalles për mos deklarimin e pasurisë, skandali i Martin Berishajt me GEN-in në Beograd, skandali i Mimoza Kusari me ‘zdravon’, skandali i Nagip Krasniqit me KEK-un, skandali i Besnik Bislimi me kompaninë Litwin, skandali i asamblistit të VV-së në Prishtinë me ekstazi që u zu në autobus, skandali i Albulena Haxhiut që ia mundësoi Enver Sekiraqës largimin, sot e atë ditë nuk e dimë ku është, skandali i Pecit me subvencionit, skandali i Ngavacit e shkeli Kushtetutën…”, ka thënë Mehmetaj në Debat Plus.

Mehmetaj theksoi gjithashtu se tubimi në Prishtinë nuk ka arritur të mbledhë më shumë se 10 mijë persona.

Exit mobile version