Anëtari i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, bashkëpunëtor dhe mik i Shkëlzen Gashit, autorit të ekspozitës me pasaktësi për masakrat e kryera gjatë luftës në Kosovë, tha se një njësit policor i Drejtorisë së Krimeve të Rënda po kryen bastisje në banesën e Gashit, me urdhër të Prokurorisë Speciale.
Njësiti i Drejtorisë së Krimeve të Rënda, me urdhër të Prokurorisë Speciale, ka zhvilluar një aksion në banesën e Shkëlzen Gashit, ku janë kryer bastisje për mbledhjen e provave materiale.
Gashi është shoqëruar nga policia për në stacion, megjithëse deri më tani nuk raportohet të jetë arrestuar zyrtarisht.
Lajmin e ka bërë të ditur Rron Gjinofci përmes një postimi në facebook, ku ai ka kritikuar mënyrën e veprimit të institucioneve të drejtësisë.
“Ky është njësiti i Drejtorisë së Krimeve të Randa të policisë, i cili me urdhëresë të Prokurorisë Speciale ndodhet në banesën e Shkëlzen Gashit.Kanë ardhë me bastisë banesën me mbledhë prova dhe me shoqëru Shkëlzenin i cili tashmë është nën shoqërimin e policisë, por ende i paarrestum.Shekulli 21, vend demokratik, Prokuroria Speciale dhe Policia e Krimeve të Randa bastisin e shoqnojnë njerëz për ekspozitë”, ka shkruar ai.






