Drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj sot në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova foli për ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”.
Ai tha se lidhur me këtë, nuk janë kontaktuar asnjëherë, në asnjë periudhë kohore.
“Asnjëherë nuk jemi kontaktuar në asnjë periudhë kohore që nga fillimi i projektit për t’u konsultuar së paku, është shumë e rëndësishme nëse shkruan diçka, nëse merresh me një punë shumë serioze, duhet konsultuar burimet”.
“Fondi për të Drejtën Humanitare e ka standard, nuk mund ta shkruajë asnjë narracion, ose të publikojë diçka për viktima pa i pasur burimet e sakta, burimi primarë i yni është deklarata e dëshmitarëve okular, të mbijetuarve apo familjarëve të mbijetuarve. Pa këtë, ne nuk e vendosim askënd në listë”, tha ai.






