Ekspozita për masakrat, Blakaj: Papjekuri dhe deficit i madh i njohurive

- Advertisement -

Drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur lidhur me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”.

Ai u shpreh se s’kanë marrë asnjëherë ndonjë kërkesë për të pyetur nëse i janë referuar listës së tyre.

Blakaj në lidhje me ekspozitën u shpreh se ka papjekuri dhe siç tha, deficit të madh të njohurive.

“Ne asnjëherë nuk kemi marrë asnjë kërkesë, asnjë telefonatë, email apo çkado tjetër, për të na pyetur nëse i janë referuar listës sonë. Nëse e merr një burim për të bërë një punë kaq seriozë, siç është vendosja e ekspozitës, apo publikimi i një libri, unë mendoj që kjo tregon së pari një papjekuri dhe nga ana tjetër deficit të madh të njohurive”, u shpreh ai.

Të ngjashme

Të fundit