Ish-komandanti nga Rrafshi i Dukagjinit, Daut Haradinaj ka parë nga afër ekspozitën e pikturave të punuara në burgun e Hagës nga bashkëluftëtari i tij i orëve të para, Rexhep Selimi.
Haradinaj ka shkruar se shpreson që 10-shi i UÇK-së do të festojë së shpejti i lirë bashkë me popullin shqiptar.
“Shpresoj që 10-shi i UÇK-së të festojë shpejt i lirë e bashkë me popullin shqiptar që i kushtoi gjithë jetën! Për disa kjo sakrificë nuk po merr fund kurrë por e vërteta e luftës sonë do dëshmohet me pafajësinë e krerëve të UÇK-së. Urime ju miqtë e mi!”, ka shkruar Daut Haradinaj.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=681675156656983&id=100044435139649&mibextid=Nif5oz