Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me skandalin e ish-këshilltarit të kryeministrit Albin Kurti, i cili, në ekzozitën në sheshin “Nëna Terezë” “masakrat në Kosovë 1998-1999”, i bën jehonë propagandës serbe për masakrën në Burgun e Dubravës.
Ai ka shkruar se në këtë rast nuk kemi të bëjmë vetëm me ndonjë lëshim statistikor për periudhën e luftës, por një deformim të qëndrueshëm të narrativës, që, siç ka thënë ai, përputhet me propagandën serbe.
Reagimi i plotë:
“Edhe sa përpjekje për “fajësime” të të tjerve, para se me kuptu që s’kemi të bëjmë me një gabim?!
Gabimet, në esencë, janë pa dashje – ndërsa në këtë rast, nga ekspozita te libri e deri te deklarimet publike të këtij “autori”, nuk kemi të bëjmë veç me ndonjë lëshim statistikor për periudhën e luftës, por me një deformim të qëndrueshëm të narrativës, në përputhje me propagandën serbe.”






