-0.3 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Ekspertja e politikës së jashtme: Duke e futur Serbinë në BE, ju praktikisht po sjellni një kalë tjetër trojan rus

- Advertisement -

Mediumi amerikan shumë i njohur globalisht, CNN, ka publikuar një artikull të thelluar që trajton çështjen e Serbisë, udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq, dhe ndërveprimet e saj me diplomacinë amerikane dhe evropiane dhe raportet me Kosovën. Në këtë shkrim të gjatë, CNN ka shprehur një vështrim kritik ndaj Vuçiqit, duke e karakterizuar atë si një “kalë trojan rus” në kontekstin e marrëdhënieve ndërkombëtare, ndërsa ka portretizuar Serbinë si një aleate tradicionale të Rusisë në Evropë.

Në këtë kontekst, ekspertja e njohur nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, Majda Ruge, në prononcim për CNN, ka dalë tezë interesant në vazhdën e ngjarjeve të fundit.

Ajo ka thënë se edhe nëse supozojmë se e integrojmë Serbinë në BE, kjo do të përkthehet në importim të ndikimit rus brenda Bashkimit Evropian.

“Duke supozuar se ne e sjellim disi mrekullisht Serbinë në BE, me këtë lloj regjimi, ju praktikisht po sjellni një kalë tjetër trojan rus në BE, siç keni në formën e [kryeministrit hungarez Viktor] Orban,” deklaroi Majda Ruge.

“Po, ju mund të ndikoni në zgjerim, por sigurisht që nuk do të neutralizoni ndikimin rus në rajon – thjesht do ta importoni atë në BE”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit