30.5 C
New York
Friday, August 15, 2025

Buy now

Ekspertja e armëve të shkatërrimit tregon kapacitetin e raketave Javelin

- Advertisement -

Departamenti amerikan i Shtetit, ka konfirmuar se Kosova ka bërë kërkesë që të blejë raketa Javelin në vlerë prej 75 milionë dollarësh.

Me ç’rast, ekspertja e armëve të shkatërrimit, Violetë Hamidi, tha se raketat Javelin kanë sistemin më të avancuar prezent, derisa shtoi se përdorimi i tyre mund të jetë vdekjeprurës për armikun.

“Raketat Javelin është një armë anti-tank, e cila ka një sistem tejet të avancuar, ndoshta sistemi më i avancuar prezent, e që i cili mund të shkatërrojë çdo lloj tanku dhe jo vetëm. Shpejtësia e tyre nuk është e vetmja veçori. Ato me të vërtetë janë armë taktike dhe mund të jenë vdekjeprurëse për armikun”, deklaroi Hamidi në emisionin “Ditari”.

Ndërkaq, e pyetur se në cilat raste Forcat e Sigurisë së Kosovës, do të mund t’i vënin në përdorim këto raketa, Hamidi vlerësoi që një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm me ndonjë plan.

“Kosova e ka një mbrojtje ndërkombëtare nga KFOR-i. Deri tani, përdorimi i tyre do të jetë vetëm në plan, duke shpresuar që s’do të vijë një situatë e tillë kur Kosova do të duhej t’i përdorte. Posedimi i tyre është një planifikim strategjik, është një planifikim i cili i duhet çdo shteti”, shtoi tutje ekspertja e armëve të shkatërrimit.

Madje sipas saj, posedimi i këtyre raketave, mund të jetë vetëm një pjesë e fuqisë ushtarake të cilën Kosova do ta krijojë.

DASH-i ka njoftuar se më 11 janar administrata amerikane ka njoftuar Kongresin për propozimin e programit për Shitjet e Huaja Ushtarake (FMS) për rastin e shitjes së raketave Javelin dhe pajisjeve të tjera të lidhura me to për Kosovën.

Shitja e këtyre armëve, sipas DASH-it, mbështet “politikën e jashtme dhe objektivat e sigurisë kombëtare të SHBA-së duke përmirësuar sigurinë e Kosovës dhe zhvillimin e aftësive të saj mbrojtëse, të ndërveprueshme me NATO-n, pa ndryshuar ekuilibrin thelbësor ushtarak në rajon ose pa ndikuar në gatishmërinë mbrojtëse të SHBA-së”.

Të ngjashme

Të fundit