28.7 C
New York
Tuesday, July 22, 2025

Buy now

Eksperti Kulla: Fluturimet në Kosovë më të sigurta se në shumë vende të Evropës

- Advertisement -

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Ilir Kulla, ka folur në emisionin “Matrix” në Tëvë1 për nivelin e sigurisë ajrore në Kosovë, duke theksuar se Kosova  duhet të cilësohet si një prej më të sigurtëve në rajon për nga numri i ulët i incidenteve ajrore.

Sipas tij, Kosova ka pasur vetëm një rast aksidenti ajror në vitin 1999, kur një avion i vogël u rrëzua në fshatin Kaqanoll. Kulla theksoi se ai vetë kishte qenë në vendin e ngjarjes dhe tregoi rrethanat e rastit tragjik.

“Ka qenë vetëm një rast, në vitin 1999, kur një avion i vogël u përplas në një maje mali në Kaqanoll. Atëherë aeroportet e Prishtinës dhe Shkupit po funksiononin për sjelljen e funksionarëve të OKB-së dhe NATO-s, për shkak se fluturimet civile ende nuk ishin hapur. Në atë kohë, kontrolli i fluturimit përfshinte edhe ushtarë britanikë, por edhe rusë. Kontrollori rus i dha një urdhër të gabuar avionit që të bënte një rrotullim dhe më pas ai u fut në re, ku për shkak të mungesës së shikueshmërisë, u përplas me mal,” ka treguar Kulla.

Ai theksoi se ky është rasti i vetëm që ka ndodhur në gjithë këto vite, gjë që sipas tij flet për një nivel të lartë sigurie në hapësirën ajrore të Kosovës.

“Mjafton të themi se gjatë gjithë këtyre viteve ka ndodhur vetëm një aksident ajror – kjo tregon qartë sigurinë që ofron Kosova në këtë aspekt,” u shpreh Kulla.

Të ngjashme

Të fundit