6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Eksperti i sigurisë: Vetura me municion në veri, pronë e Hekurudhave të Serbisë – u përdor nga “Mbrojtja Civile”

- Advertisement -

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se në Kosovë janë pranishme të gjitha strukturat e sigurisë së Serbisë, por sipas tij, janë të maskuara.

Ai tha se Serbia asnjëherë s’ka angazhuar ushtrinë e saj as në Kroaci e Bosnje, por serbë lokalë, siç tha ai, i ka furnizuar me armë, para, urdhra e detyra.

“Në Kosovë, duhet ta kuptojnë të gjithë se, janë të pranishme të gjitha strukturat e sigurisë së Serbisë, por ato janë të maskuara. Si ky rasti i fundit, kur vetura perplot municion, qenka pronë e Hekurudhave te Serbisë apo që më vonë ia ka fal komunës ilegale të Istogut. Ani pse me targa të Beogradit”.

“Këtë veturë e ka përdorur për sulme terroriste. Vet terroristi i strukturës së të ashtuquajturës Civilna Zaštita”, tha Musliu, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Musliu tha se pronari i makinës së konfiskuar nga policia afër komunës së Zveçanit, është bashkëpunëtor i qendrës së inteligjencës ruse në Nish të Serbisë.

“Ky farë Paviçeviçi duhet menjëherë të arrestohet dhe të sillet para gjyqit”.

Kujtojmë se më 23 qershor, Policia e Kosovës ka konfiskuar një veturë në të cilën ka gjetur një arsenal armësh. Rasti është cilësuar si “parandalim i sulmit terrorist”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit