17.4 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Eksperti i sigurisë, Musliu: Vuçiq ka urdhëruar Radoiçiqin të fillojë rebelimin e serbëve në veri

- Advertisement -

Eksperti i sigurisë dhe drejtori i institutit OCTOPUS, Agim Musliu, ka thënë se sipas të  dhënave që ka marrë ky institut nga opozita serbe në Beograd, presidenti serb Aleksandar Vuçiqi ka urdhëruar Milan Radoiçiqin që të fillojë rebelimin e serbëve në komunat veriore të Kosovës.

Musliu ka thënë se me këtë, Vuçiq dëshiron ta tërheqë vëmendjen e brendshme dhe eventualisht edhe presionin mediatik e diplomatik nga disa vende perëndimore, e cila u acarua pas publikimit të një shkrimi dje nga NYT, ku dëshmoheshin lidhjet e tij me kriminelë serbo-rusë.

“Për lidhjet e Vuçiqit me krim dhe  kriminelët Instituti OCTOPUS ka informuar opinionin në disa raste  më herët”, ka thënë Musliu.

Edhe Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan Janjiq, tha se formacionet paraushtarake serbe në veri të Kosovës, paraqesin rrezik.

“Hapja e urës ndërmjet Mitrovicës veriore dhe jugore ishte planifikuar më herët, por nuk ishte ‘pjekur koha’. Ka një kuptim më simbolik dhe një përkujtim i kohërave të tmerrshme”, tha Janjiq dhe shtoi se “formacionet paraushtarake nëse ekzistojnë në palën serbe” mund ta përdorin atë, me vërejtjen se ajo “duhet të pastrohet”.

Ndryshe, përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është shprehur i shqetësuar për gjendjen në veri të Kosovës, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Ai ka thënë se situata në veri të Kosovës pas zgjedhjeve mund të përshkallëzojë.

“Është një rrezik, por kam inkurajuar palët që të gjejnë zgjidhje që u mundëson serbëve të Kosovës të kthehen në institucionet që i kanë braktisur”, ka thënë Borrell.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit