11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Eksperti i sigurisë kritikon Kurtin: Po i injoron këshillat dhe paralajmërimet e aleatëve

- Advertisement -

Adrian Shtuni, ekspert i sigurisë, ka folur rreth deklaratave të komandatit të KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, i cili e kritikoi kryeministrin Albin Kurti rreth ndërhyrjeve të njëanshme në veri. Sipas Shtunit, këto deklarata janë në sinkron me ato të aktorëve të tjerë të Perëndimit.

Sipas Shtunit, faktorët ndërkombëtarë po e kritikojnë qasjen e njëanshme të Kurtit.

“Fakti është se Kurti nuk veproi nga padituria apo nxitimi, por qëllimisht dhe me vetëdije të plotë i injoroi këshillat dhe paralajmërimet e aleateve. Këto veprime të njëanshme nisën një reaksion zinxhir që solli si pasojë rrezikimin e jetëve të dhjetëra trupave të KFOR-it, policëve të Kosovës. Kjo sjellje është zhgënjyese dhe e rrezikshme, ndaj reagimi i Gjeneralit është i kuptueshëm dhe i drejtë.” – theksoi Shtuni për Albanian Post.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit