Eksperti i fushës së sigurisë, Drizan Shala, ka njoftuar se të martën mbrëma i është thyer vetura në Suharekë.
Ai ka thënë se ka qenë cak i këtij sulmi të paidentifikuar.
“Në orët e vona të mbrëmjes kam qenë cak i një sulmi nga persona të paidentifikuar në komunën e Suharrekës ku patem vetem deme materiale.” – ka njoftuar Shala.
Shala ka përgëzuar punën e policisë dhe ka bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë.
“Ku duhet komplimentuar puna e policëve të stacionit policor, të cilët kanë vepruar me profesionalizëm të lartë duke ndërmarrë të gjitha veprimet operative, ku tani me hetimet janë në vijim e sipër dhe më intenzitet të lartë dhe pres që sa me parë personat të dyshuar të vihen para drejtësisë.” – ka shkruar ai.
Reagimi i tij: