-2 C
New York
Saturday, December 13, 2025

Buy now

Eksperti i energjisë: Për shumicën e familjeve dhe bizneseve faturat e rrymës janë ngarkesë

- Advertisement -

Pas publikimit të statistikave të ASK-së që tregojnë një rritje prej 15.5% në çmimin e energjisë elektrike, njohësi i energjisë, Lulzim Syla deklaroi për “Front Online” se kjo ngarkesë rëndon familjet dhe bizneset.

Ai thotë se shteti duhet të ndërmarrë disa veprime.

“Rritja prej 15.5% në çmimin e energjisë është ngarkesë për shumicën e familjeve dhe bizneseve. Shteti duhet të vazhdojë dhe të zgjerojë subvencionet për sistemet solar, bateritë dhe çdo zgjidhje që ul konsumin dhe rrit efecientë. Kjo është mënyra më e qëndrueshme për t’i bërë familjet dhe bizneset më të pavarura nga luhatjet e çmimeve dhe për t’i ulur faturat në afat të gjatë”, ka thënë Syla.

Syla ka thënë se rritjet e çmimeve duhet të jenë të balancuara.

“Rritjet e çmimeve duhet të jenë të balancuara dhe të shoqëruara me politika që realisht e ulin barrën mbi qytetarët dhe bizneset”, deklaroi Syla për “Front Online”.

Të ngjashme

Të fundit