Home Lajme Eksperti i Ekonomisë: Alarmante, norma kreditore me tejkalu buxhetin e shtetit

Eksperti i Ekonomisë: Alarmante, norma kreditore me tejkalu buxhetin e shtetit

0
Eksperti i Ekonomisë: Alarmante, norma kreditore me tejkalu buxhetin e shtetit

Nëntori i vitit 2024 ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të kredive, që arritën në 5.668 miliarda euro, me një rritje prej 768.9 milionë euro krahasuar me dhjetorin e vitit 2023.

Adem Qorolli, ekspert i ekonomisë, e ka cilësuar këtë rritje si alarmante, duke theksuar se norma e kredive është tashmë më e lartë se buxheti i Kosovës për vitin 2024, që është 3 miliardë e 314 milionë euro.

“Me ta tejkalu buxhetin e shtetit të Kosovës me norma kreditore, është alarmante”, ka deklaruar Qorolli në Debat Plus.

Ekspertët paralajmërojnë se ky nivel kredie mund të ketë pasoja të papritura për likuiditetin dhe stabilitetin e ekonomisë.

Exit mobile version