3.5 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Eksperti francez: Muslimanët në Francë keqtrajtohen sepse janë pasardhës të popullsive të kolonizuara

- Advertisement -

Myslimanët në Francë keqtrajtohen pasi janë pasardhës të popullatave të kolonizuara, thotë një ekspert francez.

Francois Burgat, shef i kërkimeve në Qendrën Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore, tha për Anadolu: “Ky komponent (komuniteti musliman) i kombit francez ka qenë subjekt i stigmatizimit të veçantë për dekada të tëra”.

“Ka dy anë që digjen në Francë: ata që u vunë zjarrin pronave publike këto ditë, si autobusët dhe shkollat, dhe ata që për dekada i kanë vënë flakën hapësirës politike. Të dyja janë të dënueshme”, shprehet Burgat.

Ai tha se problemi buron nga rivaliteti fetar midis dogmave muslimane dhe të krishtera.

“Për mendimin tim, muslimanët keqtrajtohen në Francë kryesisht sepse janë pasardhës të popullatave të kolonizuara”, thotë ai.

“Gjenerata e katërt e këtyre pasardhësve ka më në fund kapacitetin për të kërkuar fuqimisht të drejtat e tyre qytetare dhe për të shprehur vullnetin për të marrë pjesë në bërjen e historisë së marrëdhënieve të Francës me vendet e paraardhësve të tyre”, shtoi Burgat.

Eksperti tha më tej se në të njëjtën mënyrë po përjashtohen edhe shtetasit francezë me origjinë afrikane jomuslimane.

“Të gjithë ata që shprehin mbështetje për të drejtat e pakicave po diskreditohen si islamikë nëse janë muslimanë dhe si racistë nëse janë afrikanë jomuslimanë”, tha ai më tej.

Sipas tij, provokimet janë shumëfishuar në tre vjet, veçanërisht kur presidenti Emmanuel Macron deklaroi ai duhej të konkurronte me të djathtën ekstreme për t’u rizgjedhur.

I pyetur për zgjidhjet e mundshme për të shuar bujën aktuale, Burgat tha se institucionet që kontrollojnë njësitë e zbatimit të ligjit mund të forcohen.

“Sfera e punës është shumë më e gjerë se kaq: ‘Franca e diversitetit’ duhet të rivendosë legjitimitetin dhe të drejtat e saj, apo edhe t’i vendosë nga e para…,” tha eksperti francez.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit