23.5 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

Ekspertët paralajmërojnë për seksin oral: Po nxitë një lloj specifik të kancerit të fytit

- Advertisement -

The Independent shkruan për një studim të ri që pretendon se seksi oral po çon në një rritje të një lloji specifik të kancerit të fytit, i njohur si kanceri orofaringeal, që prek zonën e bajameve dhe pjesën e pasme të fytit.

Duke folur për çështjen, Dr Hisham Mehanna, nga Universiteti i Birminghamit në Mbretërinë e Bashkuar, ka thënë se sëmundja shkaktohet kryesisht nga virusi papilloma (HPV), i cili është gjithashtu shkaku kryesor i kancerit të qafës së mitrës.

Në detaje të tjera, doktor Mehanna ka treguar se njerëzit me partnerë të shumtë të seksit oral janë pothuajsë nëntë herë më të rrezikuar për t’u prekur nga ky lloj kanceri.

Tutje sipas medias britanike, Dr Mehanna ka shtuar se për shkak të këtij lloji kanceri, gjatë dy viteve të fundit ka pasur një rritje të shpejtë të kancerit të fytit në Perëndim, në masën që mund të shihet edhe si ‘epidemi’, duke nënvizuar se për zhvillimin e kësaj sëmundjeje, infeksioni HPV është faktori më ndikues.

“HPV transmetohet seksualisht. Për kancerin orofaringeal, faktori kryesor i rrezikut është numri i partnerëve seksualë gjatë gjithë jetës, veçanërisht i partnerëve të seksit oral. Ata që kanë gjashtë ose më shumë partnerë gjatë gjithë jetës së seksit oral kanë 8.5 herë më shumë gjasa të zhvillojnë kancer orofaringeal sesa ata që nuk praktikojnë seks oral,”- ka thënë ai.

HPV është një virus i zakonshëm që përhapet përmes seksit vaginal, anal dhe oral me dikë që është tashmë i infektuar. Ekziston një vaksinë për HPV, e cila është më shumë se 80 për qind efektive dhe e disponueshme në pjesën më të madhe të botës së zhvilluar.

Të ngjashme

Të fundit