23.9 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

Ekspertët e sigurisë në Beograd: Të kryhet hetim si shkuan armët në veri

- Advertisement -

Prejardhja e armëve dhe e pajisjeve ushtarake të përdorura nga grupi terrorist në Banjskë më 24 shtator, është një nga çështjet që ende nuk ka marrë përgjigje.

Ekspertët e sigurisë në Beograd thonë se duhet përcaktuar se si armët kanë arritur te grupi i armatosur, i udhëhequr nga Milan Radojiçiq.

“Cilido qoftë skenari, nëse arma është vjedhur apo përmes palës së tretë ka ardhur në duart e Radoiçiqit, duhet një hetim. Është veçanërisht indikative se një nga sulmuesit e vrarë në Kosovë ishte ish-truproja e Vulinit, i cili është nën sanksionet e SHBA-së pikërisht për shkak të akuzave se është në kontakt me Sllobodan Teshiqin, tregtar i njohur armësh, i cili gjithashtu është në listën e zezë, dhe kjo lidhje duhet hetuar. Është vërtet shqetësuese që nga institucionet shtetërore nuk ka informacion zyrtar për momentin”, tha Bojan Ellek nga Qendra e Beogradit për Çështje të Sigurisë.

Analistët ushtarakë vlerësojnë se sistemi është i tillë, që është e lehtë të zbulohet se nga kanë ardhur armët, duke theksuar se pikërisht kjo çështje shtron pikëpyetje për përgjegjësinë e Serbisë për mbështetjen e grupit të Radoiçiqit.

“Shteti është përgjegjës për faktin se një grup paraushtarak kishte mjetet për organizimin këmbësor. Nuk ka asnjë justifikim, thjesht po na pengojnë të dimë se nga ka ardhur arma. Ka mekanizma të mbajtjes së të dhënave dhe është shumë e lehtë të zbulosh se nga ka ardhur një granatahedhës automatik ose pushkë automatike. Të dhënat ekzistojnë dhe është vetëm çështje nëse duan të na thonë apo jo”, tha Aleksandar Radoviq, analist ushtarak.

Edhe pse Beogradi zyrtar ka paralajmëruar se Milan Radoiçiq do të paditet për krime të rënda, ende nuk ka hapa në këtë drejtim. Zyrtarë perëndimorë së fundmi kanë thënë se sulmuesit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë duhet të dalin para drejtësisë dhe se presin bashkëpunim të plotë nga Serbia për këtë çështje.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit